Dyshimet për helmime në Deçan: Dy raste të vdekjes, prokuroria fillon hetimet NULL NULL 13.07.2021 09:31 13.07.2021 09:31 Gjatë së hënës është rritur numri i rasteve të dyshuara për helmim në komunën e Deçanit. Prokuroria Themelore e Pejës njofton se kanë ndodhur dy raste të “Vdekjes së dyshimtë” për shkak të situatës së krijuar në atë rajon. Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i kësaj prokurorie Shkodran Nikçi. “Gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta në komunën e Deçanit. Për shkak të situatës se krijuar në atë rajon, Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka urdhëruar që trupat e pajetë të dërgohen për obdukim në IML për të kuptuar me shumë lidhur me rrethanat e vdekjes se tyre”. Dje kërkoi ndihmë për shkak të helmimit, policia e trajton të dyshimtë vdekjen e një deçanasi