Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ndeshja e tretë finale mes Phoenix Suns – Milwaukee Bucks vjen drejtpërdrejt në Klan Kosova dhe Art Sport 1

NULL NULL
11.07.2021 18:00

Java e tretë e muajit korrik hapet me finalen e tretë nga faza “Play Off” në NBA.

Pas serisë 2-0, krijuar nga Phoenixi në Arizona, tani është koha që dy ndeshjet të zhvillohet në Wisconsin, në shtëpinë e Milwaukee Bucks.

Ky ballafaqim starton në orën 02:00 të mëngjesit dhe transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.

02:00                 Phoenix Suns – Milwaukee Bucks                                        ART SPORT 1

Phoenix Suns që po udhëhiqet nga Devin Booker e Chris Paul kanë arritur ti marrin dy fitore shumë të rëndësishme në shtëpi duke udhëtuar në Fisver Forum me një këmbë në finale.

Por, Bucks gjatë këtij viti kanë performuar shumë më mirë si vendas dhe në ndeshjen e tretë priten të shfaqen me një intensitet të lartë që nga çereku i parë.

A do të arrij ta marrë fitoren e tretë Suns, apo djelmoshat e Mike Budenholzer do ngushtojnë serinë, këtë do ta mësojmë të hënën nga ora 02:00 e mëngjesit, ekskluzivisht në Klan Kosova dhe Art Sport 1.

Milwaukee, 5-shja e mundshme startuese:

Lopez, Antetokounmpo, Tucker, Middleton, Holiday.

Phoenix, 5-shja e mundshme startuese:

Ayton, Croëder, Bridges, Booker, Paul.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.