Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cilat janë kandidaturat e VV-së për kryetar të Mitrovicës?

NULL NULL
09.07.2021 19:07

Lëvizja Vetëvendosje e ka pasur sot deri në orën 17:00 afatin e fundit që të gjithë anëtarët që duan t’i hyjnë garës për kryetar të komunës së Mitrovicës në zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit, t’i paraqesin kandidaturat e tyre.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, përkatësisht kryetari i saj, Kushtrim Zeneli, i ka thënë Klan Kosovës se të gjithë ata që kanë dashur ta paraqesin kandidaturën e tyre për të parin e Mitrovicës tashmë e kanë bërë këtë dhe se emrat e tyre janë dërguar në selinë qendrore të kësaj partie.

Këta emra fillimisht duhet të verifikohen dhe pas 10 ditësh Lëvizja Vetëvendosje do të dal me qëndrim zyrtar se kush do të jetë kandidati i kësaj partie për kryetar të Mitrovicës për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor.

Zyrtarisht nuk dihet deri më tani se kush janë kandidatët nga Lëvizja Vetëvendosje që po pretendojnë ta marrin besimin e kësaj partie për të garuar në këto zgjedhje, por burime të Klanit thonë se njëri nga emrat është Agim Bahtiri, ai i cili e ka paraqitur kandidaturën e tij, por i njëjti i ka thënë Klanit se nuk mund të jap ndonjë qëndrim tash për tash.

Përveç Agim Bahtirit, emrat e tjerë të përfolur për kreun e Mitrovicës është ai i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe deputeti i kësaj partie, Armend Muja.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.