Ekspertja belge e kuzhinës hap dyqanin e parë artizanal të çokollatave në Senegal (VIDEO) NULL NULL 08.07.2021 09:18 08.07.2021 09:18 Pandemia COVID-19 ndikoi që një shefe e kuzhinës belge të bënte çokollata të mbushura me aromë të shijshme. E detyruar nga pandemia e COVID-19 të braktisë planet për të hapur një restorant, Danuta Nganko, një kuzhiniere belgo-kongoleze në Dakar të kryeqytetit të Senegalit, vendosi që në vend të kësaj të bëj çokollatë të shijshme në vend. “Kur filloi COVID, të gjitha aktivitetet e mia u ndalën. Mendova të punoja me një produkt dhe mendova. Pse jo çokollatë. Meqenëse me të vërtetë i dua llojet teknike të gatimit, mendova se ishte për mua” tha ajo Që atëherë, Nganko ka realizuar një ëndërr të re me hapjen e lokalit Venko, kompania e parë dhe e vetme artizanale e çokollatave e Senegalit, shkruan The Indian Express, transmeton Klankosova.tv. Duke shkrirë çokollatën me përbërës të tillë si bissap, ose lule hibiscus dhe moringa, Venko ka zhvilluar shpejt një reputacion për përzierjen e aromave unike. “Ideja është që të marrësh një çokollatë shumë klasike dhe ta përpunosh me aromë lokale”, tha Nganko https://nypost.com/2021/07/07/belgian-congolese-chef-opens-senegals-first-artisan-chocolate-shop/