Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Don Marjan Topalli: Mancini, lider i këtij grupi të suksesshëm

NULL NULL
07.07.2021 00:21

Prifti Don Marjan Topalli, në emisionin “Evropiani Special” në Klan Kosova, ka folur për suksesin e Italisë e cila arriti sonte në finale pasi e mposhti Spanjën pas penalltive me rezultat 4-2.

Don Topalli tha se trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka arritur që ta krijojë një grup të suksesshëm, por që vetë është lideri i atij grupi.

“Para se ta shohësh një grup se si funksionon duhet ta shohim se çfarë lideri ka. Mancini ka arritur që ta krijojë një grup, por që është vetë lideri i atij grupi ku edhe vetë futbollistët e kanë dëshmuar një fakt të tillë dhe Mancini i ka bërë të gjithë futbollistët të ndjehen të rëndësishëm”.

Ai thotë se duke e bërë këtë ndodh edhe bashkimi i ekipit pasi që, sipas tij, Italia nuk e ka një futbollist të klasit botëror si Mbappe dhe Benzema sikur që i ka Franca.

“Për këtë arsye Mancini ka ditur ta shfrytëzojë këtë falë edhe eksperiencës që e ka në mënyrë që ta nxitë ekipin që ta arrijnë këtë sukses, pra të arrijnë në finale”, tha ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.