Klounët bolivianë vaksinohen për të ndihmuar në promovimin e vaksinave (VIDEO) NULL NULL 06.07.2021 09:45 06.07.2021 09:45 Me kostume dhe me buzëqeshje në fytyrat e tyre, kllounët në La Paz po vaksinoheshin kundër COVID-19 të hënën si pjesë e një fushate që synonte inkurajimin e të rinjve për të bërë vaksinimin e tyre. “E vërteta (është se ndihem) mirënjohës që na vaksinuan; tani ne mund të mbrojmë veten për familjen tonë, për të gjithë publikun tonë të bukur sepse ne duam të gëzojmë njerëzit dhe jemi mirënjohës”, tha klouni Marco Flores, raporton AP, transmeton Klankosova.tv. Një tjetër kloun që mbante një shiringë të madh plastik u bëri thirrje njerëzve të vaksinohen, duke thënë se ajo “nuk dëmton “. Që nga e hëna, 28% e popullsisë ka marrë dozën e parë dhe 10% ka marrë të dytën nga një popullsi prej 7.1 milionë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Bolivia ka raportuar 444,968 infeksione dhe 16,951 vdekje të lidhura me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, transmeton Klankosova.tv.