Samsung para Apple-it NULL NULL 30.04.2015 18:08 30.04.2015 18:08 Apple ishte prodhuesja më e madhe e telefonave inteligjentë në tremujorin e katërt në vitit 2014, por ky titull i ka kaluar tashmë Samsung-ut për tremujorin e parë të vitit 2015. Sipas një raporti të realizuar nga firma e hulumtimit të tregut, Strategy Analytics, Samsung zuri 24% të tregut gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke tejkaluar Apple-in, e cila zuri rreth 18% të tregut. Sa i përket njësive të tregtuara, kompania koreano-jugore tregtoi 83.2 milionë telefona inteligjentë në të gjithë botën, ndërsa Apple tregtoi 61.2 milionë njësi. “Samsung vazhdon të përballet me sfida në Azi dhe vende të tjera, megjithatë përformanca e saj globale e ka stabilizuar mjaftueshëm mirë këtë tremujor, për të mundur Apple-in dhe t’i marrë vendin e parë si prodhuesja më e madhe e telefonave inteligjentë në botë,” u shpreh Neil Mawston, drejtori ekzekutiv i firmës Strategy Analytics. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete Anija kozmike e Kinës synon të sjellë mostra 'novatore' nga asteroidi pranë Marsit 2 weeks