Fansat përkujtojnë Morrisonin në 50-vjetorin e vdekjes (VIDEO) NULL NULL 03.07.2021 21:06 03.07.2021 21:06 Me dhjetëra admirues janë mbledhur në varrezat Le Pere Lachaise të Francës për 50 vjetorin e vdekjes së muzikantit, Jim Morrison. Disa të rinj e disa më të shtyrë në moshë, të gjithë me simbole te ndryshme po tregojnë që Morrison është ende i gjallë në mendjen e tyre. Madje ka edhe nga ata që bënë rrugë të gjatë vetëm për ta bërë këtë vizitë. Jim Morrison ishte një këngëtar, muzikant, kompozitor, poet amerikan si dhe vokalisti kryesor i grupit rock “The Doors”. Ai u gjet i vdekur më 3 korrik 1971 në moshën 27 vjeç në Paris ndërsa shkaku i vdekjes së tij mbetet akoma një mister por dyshohet se ishte një sulm në zemër që i mori jetën, njofton Klan Kosova.