Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Qau pasi e pa veten në një fotografi, gruaja humbi rreth 77 kilogramë

NULL NULL
02.07.2021 09:38

Një grua në Skoci bëri një transformim të madh, pasi pa një foto të saj të mëhershme në një aheng.

Laura Neil, vdekjen e babait të saj i cili ndërroi jetë nga kanceri në vitin 2010, e përjetoi shumë keq pasi filloi të ushqehej me ushqime të shpejta, gjë e cila e bëri që të shtonte në peshë. kështu duke  arritur në 143 kilogramë.

“Unë isha në depresion nga humbja e babait tim. Ishte shumë e papritur për ne, pasi na thanë që babai do të jetonte më gjatë. Isha shumë keq dhe vetëm haja ushqime të shpejta, të cilat ishin të dëmshme për mua”, tha Neil.

Por, momenti që ndihmoi atë të bënte një ndryshim të madh në jetën e saj, ishte kur ajo pa një foto të saj nga një aheng që kishte marrë pjesë.

Ajo tha për “SWNS” se në momentin që pa foton ajo “shpërtheu duke qarë”, raporton FoxNews, transmeton Klankosova.tv.

“Unë kurrë nuk e shikova veten,” tha ajo. “Një anëtar i familjes e mori foton dhe e ngarkoi atë në Facebook. Isha e shokuar dhe e pashë që duhej të ndërmerrja diçka”, shtoi më tutje Neil.

After years of hard work and perseverance, Neil lost about 171 pounds. She currently weighs about 145 pounds. (SWNS)

Përveç asaj fotografie, motiv tjetër që i shërbeu Neil-it që të dobësohej, ishte dëshira e saj për të qenë nënë.

“Unë kisha për të humbur peshë për të krijuar një familje, pasi mjekët më thanë se kjo mund të ndikojë në shanset e mia për të mbetur shtatzënë,” shtoi më tutje ajo.

Në vitin e parë kur ajo filloi të mbajë dietë, Neil humbi pothuajse 54 kilogramë, duke peshuar rreth 89 kilogramë. Ajo gjithashtu mbeti shtatzënë me vajzën e saj të vetme Esme, tani 5 vjeçare.

One of Neil's biggest motivators for losing weight was her desire to be a healthy, active mother. (SWNS)

Tani, Neil peshon 65 kilogramë, mirëpo ajo përsëri rikujton kohën kur ishte në peshë më të madhe.

“Humbja në peshë ma ndryshoi jetën. Kjo pasi tani unë kam më shumë vetëbesim. Më parë nuk doja do të dilja me miqtë e mi, sepse më vinte turp nga pesha ime dhe shqetësohesha se njerëzit po më shikonin”.

 

 

lajme të ngjashme