Milwaukee dhe Atlanta ndeshen në finalen e pestë, përballja e tyre transmetohet ekskluzivisht në Artmotion NULL NULL 01.07.2021 20:05 01.07.2021 20:05 Playoffi i NBA në platformën më të dashur dhe më atraktive në vend, Artmotion po vazhdon me ndeshje të zjarrta, interesante dhe padyshim shumë atraktive. Pasi kemi mësuar finalistët e playoffit nga perëndimi, tani na mbetet të zbulojmë edhe se kush do të jetë pjesë e finales së madhe nga lindja. Për këtë pozitë po luftojnë Milwaukee Bucks dhe Atlanta Hawks, skuadra këto që kanë bërë shumë paraqitje të mira këtë sezon teksa janë në barazim 2-2 në serinë mes tyre. Ndeshja e pestë e finaleve të lindjes mes Milwaukees dhe Atlantës zhvillohet të premtën duke nisur nga ora 02:30 dhe transmetohet live dhe ekskluzivisht në Artmotion. Milwaukee do të ketë mungesën e lojtarit të tyre kryesor, Giannis Antotekounmpos që u lëndua në duelin e katërt mes këtyre dy skuadrave. 5-shet e mundshme startuese: Milwaukee Bucks: Holiday, Middleton, Portis, Tucker, Lopez Atlanta Hawks: Young, Huerter, Bogdanovic, Collins, Capela.