Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një çift martohet në spital, vajza e tyre e sëmurë bëhet shoqëruesja e nuses

NULL NULL
01.07.2021 10:26

Një çift në Britani të Madhe ishte martuar në Spialin e Fëmijëve në Bristol, në dhomën ku kishin të shtrirë vajzën e tyre.

Karim dhe Louise Rezaie, kishin dëshirë të martoheshin jashtë spitalit dhe të kishin vajzën e tyre si shoqëruese të nuses, por kjo ishte e pamundur pasi ajo ishte e diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë dhe nuk lejonte që ajo të dilte jashtë spitalit.

Layla, e cila lindi në Ditën e Krishtlindjeve, ka qenë paciente në spital për gjithë jetën e saj deri më tani. Ajo ka sindromën Charge, një mutacion gjenetik që ndikon në të ngrënët, shikimin dhe zemrën e saj dhe shkakton ndërlikime të tjera.

Mjekët i kishin thënë prindërve që mund të ju duhen javë ose muaj para se ta marrin vajzën e tyre në shtëpi, prandaj e kishin marrë këtë vendim të martesës, shkruan Metro, përcjell Klankosova.tv.

 

 

lajme të ngjashme