Jennifer Aniston zbulon sekretet e saj ndaj kujdesit të vetvetes NULL NULL 28.06.2021 23:19 28.06.2021 23:19 Jennifer Aniston zbuloi rutinën e vetë-kujdesit që ajo ka krijuar për veten e saj gjatë viteve. Sipas aktores së Friends, një rutinë solide në mëngjes është gjithçka që ju nevojitet për të filluar ditën tuaj si duhet. Aniston e quan kujdesin për veten “një gjë e përditshme”, për të, përcjell klankosova.tv. “Kujdesi im për veten është rutina ime e mëngjesit”, shpjegoi ajo. “Unë nuk e marr telefonin derisa të mbaroj së ecuri qentë e mi, të ushqej qentë, të meditoj, të shkruaj në ditar, të bëjë kafen time”. “Nuk është vetëm ushqyese – është emocionale, shpirtërore, gjithçka”, tha Aniston për qasjen e saj ndaj kujdesit për veten. “Çfarë shikon dhe çfarë merr përsipër, qoftë përmes lajmeve, çfarë lexon apo çfarë bën në media sociale, duhet të kemi kujdes se si i marrim këto gjëra si toksike apo si të mirëqena për ne”, tha Aniston. Për ata që duan të fillojnë rutinat e tyre të vetë-kujdesit, Aniston ka disa fjalë të mençura. “Filloni me 10 minuta – 10 minuta ecje, 10 minuta meditim. Dy faqe ditar. Jepni vetes pak qëllime” u shpreh ajo.