Në Kosovë do të kthehen vetëm 15 mijë serbë NULL NULL 15.05.2015 20:12 15.05.2015 20:12 Klan Kosova merr vesh nga burimet e veta brenda qeverisë, se rreth kthimit të këtij numri të serbëve janë pajtuar edhe vetë përfaqësuesit e listës Srpska, bashkë me partnerët e koalicionit nga PDK e LDK. Shifrat e mëhershme prej rreth 200 mijë serbëve të shpërngulur, që duhet kthyer në Kosovë, janë vlerësuar si joreale. Nuk ka më tepër se 15 mijë serbë që do të kthehen në Kosovë. Kjo është shifra për të cilën do të angazhohet Grupi Ndërministror për Kthim, i cili u formua sot, në qeverinë e Kosovës, e të cilit do t’i prijë ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq. Klan Kosova merr vesh nga burimet e veta brenda qeverisë, se rreth kthimit të këtij numri të serbëve janë pajtuar edhe vetë përfaqësuesit e listës Srpska, bashkë me partnerët e koalicionit nga PDK e LDK. Në fakt, këtë shifër e ka nxjerrë vetë Ministria e Kthimit. Shifrat e mëhershme prej rreth 200 mijë serbëve të shpërngulur, që duhet kthyer në Kosovë, janë vlerësuar si joreale. 15 mijë serbët që do te kthehen, do të vendosen në ndërtesa kolektive, të cilat do të bëhen në prona komunale, gjithandej Kosovës. Kjo, sipas burimeve të Klanit, do të pamundësojë shitjen e banesave të cilat do t’i përfitojnë të kthyerit. Ata që nuk do të duan të jetojnë në këto ndërtesa, duhet t’i lirojnë ato. Në këtë shifër janë futur serbët të cilët nuk kanë shitur pronat e tyre në Kosovë dhe të cilët janë duke jetuar në kushte të rënda, në Serbi apo ndonjë vend tjetër të rajonit. Grupi Ndërministror për Kthim nuk do të merret me kthimin e serbëve të cilët kanë shitur pronat e tyre në Kosovë, nga viti 1999 e këndej. Ata, sikur i është thënë Klan Kosovës, do të mund të kthehen, por në iniciativa private, dhe nuk mund të përfitojnë asgjë nga shteti i Kosovës, në kuptimin e sigurimit të banesës/shtëpisë ose ndonjë prone tjetër. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 11 orë më parë