Dua Lipa s’hezitoi t’i bëjë flokët e kuqe për kampanjën e Versaces NULL NULL 25.06.2021 22:46 25.06.2021 22:46 Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është fytyra e re e markës së njohur Versace. Madje, 25 vjeçarja nuk ka hezituar që ta ndryshojë edhe pamjen e saj për kampanjën e kompanisë me nam. Ajo ishte e lumtur që kishte flokë me ngjyrë të kuqe të zjarrtë për fotosesionin për vjeshtën e vitit 2021 për shtëpinë italiane të modës, çka nxori në pah “pasionin dhe forcën” e saj. “Ajo më besoi kur e pyeta dhe nuk hezitoi”, tha Donatella Versace, themeluesja e markës, transmeton Klankosova.tv. Pop këngëtarja veshi një sërë rrobash për këtë fotosesion, duke përfshirë një veshje të kuqe kokë e këmbë që ishte veshur fillimisht nga modelja Mica Arganaraz, një fustan të verdhë dhe një bandana, të kombinuara me një çantë të kuqe të ndezur Medusa. “Këtë ditë nuk do ta harroj kurrë!!!”, shkroi Dua për fotot që i ndau me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram. Disenjatorja 66 vjeçare [Donatella Versace] zgjodhi fituesen e Grammy për këtë kampanjë, pasi tha se ishte mahnitur me praninë dhe aftësinë e Duas për të udhëhequr gratë. Krijuesja e një prej markave më të njohura në botën e modës ishte gjithashtu e impresionuar nga aftësitë e modelimit të këngëtares.