Kurti uron Slloveninë, kosovarët e quajnë lider të kalibrit botëror NULL NULL 25.06.2021 17:02 25.06.2021 17:02 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë komente interesante në postimin e tij në Facebook ku i uroi shtetit slloven 30 vjetorin e pavarësisë. Në mesin e qindra komentuesve janë edhe të tillë që e tregojnë se janë përkrahësit e tij të flaktë dhe se nuk i intereson fare nëse ai do punojë apo jo gjatë katër vjetëve të mandatit në krye të shtetit. Një përdorues që në këtë rrjet social e ka hapur dje faqen me emrin Albini & Vjosa, shkruan se ‘Albini është politikan i kalibrit botëror dhe i vetmi kryeministër që i ka bërë shah-mat Vuqkës (duke aluduar në presidentin serb, Vuçiq)”. Ndërsa një komentues tjetër që fshihet pas emrit në Facebook si Artistët Shqiptar, shkroi se sërish do ta votonte Albinin edhe nëse ky i fundit nuk bën asgjë dhe vendosë të flejë për 4 vjet. “Prapë e votoj veç për faktin që i ka pensionuar të paditurit, hajnat, milionerët e pasluftës, zdralçat e plot të tjerë”. Ky madje edhe e quajti legjendë, duke e inkurajuar që të vazhdonte tutje.