Ramush Haradinaj në veri me super pajisje – edhe me armë dhe thikë (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 24.06.2021 23:56 nga Qendresa Tershana 24.06.2021 23:56 Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën realizoi një ecje në veri të vendit. Por, nga video që ai e publikoi në rrjetin social Facebook, me gjasë jo të gjithë e dëgjuan me vëmendje rrëfimin e tij për këtë ngjitje. Në sy ra veshja e tij e edhe pesha që e mbante në të dy krahët, e në shpinë. Sipas deputetit Bekë Berisha që e shoqëroi Haradinajn në këtë ecje, arma e thika që kryetari i AAK-së mbante në krah janë të domosdoshme dhe normale në kësi aktiviteti. Derisa, sipas tij, Haradinaj çantën që e kishte në veri të vendit e mban gjithmonë me vete kur del për ngjitje pasi aty mban ushqimin e gjëra esenciale. Por, më gjasë liderit opozitar që është fort i dhënë pas ecjes në male, më shumë ushqim e ujë i është dashtë të konsumojë pas kësaj ecjeje pasi, sipas alpinistëve, kësaj radhe ishte shumë më sfiduese, pikërisht për shkak të veshjes. Bluza e Haradinajt me firmën e tij të preferuar North Face ishte me mëngë të gjata çka ia bëri më të vështirë këtë ecje. Por, si bluza ashtu edhe kapela e Haradinajt sipas alpinistëve janë më të përshtatshme të vishen në temperatura të larta pasi mbron trupin nga rrezet ultra violete, meqë janë të bëra enkas për këso shtegtime. Aktivitete jopolitike te Haradianjt nuk i komentuan në AAK. Zëdhënësit e kësaj partie gjatë ditës nuk kthyen përgjigje lidhur me hobin e kryetarit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rrëfimi i izraelites: ShBA-të ndihmojnë Izraelin si Kosovën në vitin 1999 (VIDEO) 13 orë më parë