A i shtyn moti i nxehtë njerëzit të bëjnë më shumë seks? NULL NULL 24.06.2021 11:49 24.06.2021 11:49 I nxehti afrikan ka arritur në shumë vende të botës, përfshirë Kosovën. Shpesh pretendohet se kafshët, përfshirë njerëzit, kanë më shumë gjasa të çiftëzohen gjatë verës. Por a ka ndonjë provë që temperaturat e larta me të vërtetë kontribuojnë në një rritje të aktivitetit seksual? A e rrit moti i nxehtë epshin? Libido është i njohur në aspektin e psikiatrisë si “një përbërës i instinktit të jetës” – shkalla në të cilën dëshironi të bëni seks, ose jo, shkruan iNews, transmeton Klan Kosova. Shumë faktorë mund të ndikojnë në epshin e një personi, të tilla si prirjet natyrore të trupit tuaj, dieta dhe shëndeti mendor. Por, a ndikon dielli në epsh? Annabelle Knight, një eksperte seksi dhe marrëdhënie me Lovehoney, tha: “Trupat tanë prodhojnë më shumë Vitaminë D kur janë të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit dhe Vitamina D rrit nivelet e testosteronit. Testet gjithashtu treguan se burrat kishin 33 përqind më shumë të testosteronit që rrjedh nëpër trupa në qershor sesa në janar. Burrat me më shumë testosteron kanë më shumë orgazma”.