AAK-ja konferencë mbi sektorin e shëndetësisë NULL NULL 17.10.2015 12:41 17.10.2015 12:41 AAK-ja sot mbajti një konferencë të organizuar nga Departamenti i Shëndetësisë së AAK-së, mbi sektorin e shëndetësisë në vend. Konferencën e hapi kryesuesi i Departamentit të Shëndetësisë, Talat Gjinolli, njofton Klan Kosova. I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili shprehi falenderim për mjekët e aftë që ka Kosova. Në konferencë u diskutua për strategjitë për mbrojtjen e shëndetësisë së qytetarëve, gjendjen aktuale si dhe problemet që ka shëndetësia sot. Gjinolli është shprehur se Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk ka zgjidhje për problemet që ka shëndetësia. Aty gjithashtu u diskutua edhe për buxhetin e qeverisë, dhe si qeveria për shëndetësi këtë vit ka ndarë më pak buxhet se viteve të kaluara. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 14 orë më parë