Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lutfi Haziri rikonfirmohet kryetar dege

NULL NULL
15.05.2015 18:46
Lufti Haziri u rikonfirmua kryetar dege në Gjilan duke marrë të gjitha 101 votat e delegatëve.

Kuvendi i tetë zgjedhor i degës së LDK-së në Gjilan rikonfirmoi Lutfi Hazirin si kryetar dege. Të gjithë 101 delegatët votuan për vazhdimin e mandatit të Lutës në krye të degës.

Pas marrjes së besimit, kryetari i Gjilanit tha para delegatëve se komuna po fuqizohet edhe në nivel vendi.

“Jemi në rrugë të mbarë që LDK ta forcojmë në rrugën e drejtë rugoviane dhe inkuadrimi i shumë kuadrove të reja, përkrahja dhe mbështetja e madhe që po na jepet në teren dëshmojnë qartë se LDK po forcohet dhe po fuqizohet”.

LDK-ja është në proces të brendshëm zgjedhor në të gjitha njësitë dhe nivelet partiake, kuvend që shpeshherë është shoqëruar me akuza e kundërakuza.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.