Kurti bën homazhe për nder të aktivistit Arbënor Dehari NULL NULL 11.06.2021 11:48 11.06.2021 11:48 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me deputetë, ministra e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë bërë homazhe në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta të aktivistit, Arbënor Dehari. Në njoftimin e bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, thuhet se “Arbënori ka qenë dhe është frymëzim jo vetëm për aktivistët e Lëvizjes tonë, por për të gjithë ata që refuzojnë të nënshtrohen e me vullnet të fuqishëm përfshihen nëpër beteja për më shumë drejtësi e barazi shoqërore”. “Abënori ishte shembull i aktivistit punëtor e modest. Ai bënte bashkë teorinë dhe praktikën, kishte thellësi politike e prirje të madhe organizative”, thuhet në njoftimin e LVV-së. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.