Kanye West kapet në pushime me Irina Shayk (FOTO) NULL NULL 10.06.2021 08:30 10.06.2021 08:30 Me sa duket ka nisur një romancë mes Kanye West dhe Irina Shayk. Reperi 44 vjeçar dhe modelja 35 vjeçare u panë për pushime në Francë, njofton Page Six, transmeton Klankosova.tv. Të dy janë parë duke ecur në një hotel luksoz, në ditëlindjen e 44-të të reperit. Sipas Page Six, ata ishin të shoqëruar nga një grup njerëzish. Kjo gjithashtu shënon daljen e tij të parë publike me një grua që nga njoftimi për ndarjes nga ish-gruaja Kim Kardashian, në shkurt të këtij viti. TMZ ka raportuar gjithashtu që të dy “dukeshin si çift”, dhe “ata janë 100% së bashku”. Irina u nda me Bradley Cooper në 2019.