Beyonce shkëlqen në fustan të zi NULL NULL 07.06.2021 18:53 07.06.2021 18:53 Në fillim të këtij viti u bë këngëtarja më e vlerësuar në historinë e Grammy. Këngëtarja Beyonce dukej jashtëzakonshëm teksa e ndau koleksionin e fotografive në rrjete sociale. Këngëtarja e hitit Lemonade, kishte veshur një fustan me ngjyrë të zezë, ku nxori në pah linjat e saj trupore, ku vendosi një xhaketë mbi supe, raporton Daily Mail, transmeton Klankosova.tv. Beyonce nuk harroi të përkujdeset edhe për aksesorët, ku zgjodhi një qafore prej diamanti. Ylli i muzikës vendosi edhe një palë syze të cilat i kishte përshtatur me xhaketën. Ashtu si në shumicën e rasteve kur poston këngëtarja në Instagram edhe kësaj radhe nuk pati ndonjë koment sipër fotografisë.