Polemika mbi statujën e Marilyn Monroe në SHBA NULL NULL 07.06.2021 23:16 07.06.2021 23:16 People visit and photograph the 'Forever Marilyn' statue of actress Marilyn Monroe in Palm Springs, California, on August 4, 2012, a day ahead of the 50th anniversary of Monroe's mysterious death. Fifty years after her death, demand for anything related to Hollywood's original blonde bombshell, from the dresses she wore to the magazine covers she graced, is stronger than ever, and more global as well. AFP PHOTO / Frederic J. BROWN (Photo by Frederic J. BROWN / AFP) (Photo by FREDERIC J. BROWN/AFP via Getty Images) Është një nga momentet më të famshme në historinë e Hollywood. Në filmin “The Seven Year Itch”, Marilyn Monroe qëndron mbi hyrjen e metrosë për t’u freskuar në vapën e mbrëmjes së verës derisa flladi i fryn poshtë fustanit të saj. Një statujë tetë metërshe që përshkruan atë moment, e krijuar nga Seward Johnson në vitin 2011, ka pasur një pritje më shqetësim, raporton The Economist, përcjell Klankosova.tv Kur “Forever Marilyn” u instalua në Çikago atë vit, kritikët e quajtën atë “bllokim i tmerrshëm”. Polemikat e kanë ndjekur atë në vende të ndryshme, për shkak se instilacioni ndodhet në Chicago, Palm Springs të Kalifornisë dhe në, Connecticut të SHBA-së. Vendasit në Connecticut të SHBA-së, u ankuan në 2018 që të pasmet e aktores ishin përballë një kishe. Ndërsa banorët në Palm Springs kanë ngritur një proces gjyqësor për të parandaluar që skulptura e madhe të pozicionohet jashtë Muzeut të Artit të qytetit. Kundërshtimet e tyre janë estetike, si dhe morale. Një peticion në internet, i cili ka tërhequr më shumë se 40 mijë nënshkrues, argumenton se statuja është “hiper-seksualizuar” dhe “mizogjiniste”.