Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Volkswagen do të tërheqë nga tregu 2.4 milionë automjete

NULL NULL
15.10.2015 15:39

Volkswageni është urdhëruar nga autoritetet mbikëqyrëse automobilistike në Gjermani, që të tërheqë 2.4 milionë makina në vend, për shkak të skandalit të emetimeve.

Raportet në media tregojnë se, KBA i kishte hedhur poshtë propozimet e gjigantit të prodhimit të makinave, që pronarët e mjeteve të pajisura me “software”-n mashtrues, t’i paraqisnin ato vullnetarisht për riparim.

Policia italiane, ndërkohë, ka bastisur zyrat e Volkswagenit në Verona dhe zyrat e Lamborghinit në Bolonjë, në vazhdën e hetimeve të nisura nga prokurorët për manipulim tregtar./ Tch

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.