Ramush Haradinaj bën homazhe në nderim të heronjve në Mitrovicë: Flijimi i tyre u bë gurthemel i lirisë tonë NULL NULL 06.06.2021 12:04 06.06.2021 12:04 6 qershori është Dita e Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Mitrovicë dhe shënohet me aktivitete të ndryshme në nderim të heronjve. Me këtë rast edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varrezat e tyre, raporton Klankosova.tv Ai tha se flijimi i tyre u bë gurthemel i lirisë sonë. Postimi i plotë: Mitrovica e Isa Boletinit sot shënon Ditën e Dëshmorëve! Të mobilizuar për liri, luftëtarët e Zonës Operative të Shalës, që nga luftimet në Pantinë, Frashër e Mazhiq, e deri në ditën e fitores, treguan sakrificë e trimëri të veçantë. Sot nderojmë të rënët, Dëshmorë e Martirë, me respektin më të thellë. Flijimi i tyre u bë gurthemel i lirisë sonë. Lavdi e përjetshme *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Nimani i Nismës: Do të kemi zgjidhje të shpejtë në përputhje me Kushtetuesen 53 minuta më parë
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 14 orë më parë