Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dikur quheshim qytetarë, tani taksapagues

NULL NULL
15.10.2015 12:46

Në një tryezë mbi letërsinë, Toni Morrison, fituese e çmimit Nobel në Letërsi, iu përgjigj pyetjeve mbi stilin e saj, gjuhën, racizmin dhe rolin e femrave në shoqëri.

Mbi faljen
“Dhunën, korrupsionin e sotëm nuk e ndikoi trajtimi kafshëror i skllevërve. Falja është fisnike. Ndonjëherë besojmë se bujaria është dobësi, për mua gjithmonë ka qenë forcë”.

Mbi manipulimin e medias
“Më kujtohet kur “New York Times” nisi të përdorte fjalën “përpiqem”. Askush nuk bën më gjë, thjesht përpiqet. Askush nuk thotë Departamenti i Thesarit, por thotë Obama. Gjuha manipulohet kaq shumë sot”.

Mbi egoizmin e ditëve të sotme
“Kur isha e re ne quheshim qytetarë – qytetarë amerikanë. NË vitet ‘ 50-‘60 filuan të na quanin konsumatorë. Sot jemi thjesht taksapagues”.

Mbi strukturën e librave të saj
“Gjithçka që kam shkruar është në funksion të marrjes së dijeve. Për mua historia nuk vlen nëse personazhi kryesor në fund të librit nuk di diçka shumë të rëndësishme që nuk e ka ditur në fillim”.

Mbi marrëdhënien me lexuesit
“Çështja është çfarë dua unë të lexoj. E shkrova librin “Syri blu” sepse në mendjen time ishte një libër që doja ta lexoja, por askush nuk e kishte shkruar ende”.

Mbi urrejtjen e të atit ndaj të bardhëve
“Ai ishte shumë racist. Nuk i lejonte të bardhët në shtëpi. Nëna ishte krejt e kundërta, asaj nuk i interesonte kush ishe nëse ishe i sjellshëm me të. Më vonë mora vesh se kur ishte 14 vjeç im atë kishte parë dhunimin e dy fqinjëve të tij të zinj, njerëz të mirë që kishin dyqanet e tyre për të mbarëvajtur. Mbase ajo ngjarje e kishte shtyrë të mendonte se njerëzit e bardhë janë të pakorrigjueshëm”, transmeton botimeshqip.com

lajme të ngjashme