Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Palmer me Kosnett i presin në takim Abdixhikun me Hazirin dhe Hotin, kërkohet rol i fuqishëm i SHBA-së në dialog

NULL NULL
31.05.2021 12:59

Zëvendësndihmës Sekretari i SHBA-së, Mattheë Palmer, bashkë me ambasadorin amerikan, Philipp Kosnett, ka pritur në të takim Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, nënkryetarin Lutfi Haziri si dhe Avdullah Hotin nga ky subjekt politik.

“Kryetari Abdixhiku e falenderoi z. Palmer për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe theksoi se SHBA-ja është partneri më i fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit tone”, thuhet në kumtesë, transmeton Klankosova.tv.

“Po ashtu, kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Palmer për qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut Kosovë – Serbi. Ndërsa zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-së, z. Palmer e falenderoi kryetarin Abdixhiku për konstruktivitetin që LDK-ja ka treguar në formimin e institucioneve”.

Në këtë takim bëhet me dije se është diskutuar edhe për zhvillimin ekonomik dhe nevojën që SHBA-ja të ketë rol të fuqishëm në dialog.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.