Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cilat janë ritualet e njerëzve të lumtur para gjumit?

NULL NULL
14.10.2015 13:03
Happy woman laying on bed

Gjumi është një pjesë shumë e rëndësishme për jetën e secilit prej nesh. Realisht në këtë pikë, gjërat që bëjmë para se të flemë kanë shumë rëndësi.

Shumë njerëz, shikojnë televizion para gjumit, pijnë disa birra, i kontrollojnë rrjetet sociale ose punojnë derisa të lodhen.

Në fakt, njerëzit e lumtur kanë disa rituale të thjeshta  që i bëjnë para gjumit në mënyrë që të kenë një gjumë të qetë dhe të rehatshëm.

Më poshtë ju sjellim disa nga këto rituale para gjumit, transmeton Klan Kosova.

Ata meditojnë

Njerëzit e lumtur gjejnë pak kohë para gjumit për të medituar. Përdorimi i meditimit është një fakt i provuar shkencërisht se ndihmon në punën e gjumit. Meditimi i rregullt përmirëson punën e trurit tuaj, lufton me stresin dhe depresionin, ul rrezikun e sulmit në zemër ose goditjes në tru.

Nëse meditoni para se të shkoni në shtrat,  ju i keni  të qarta në mendjen tuaj të gjitha problemet e ditës dhe përgaditeni të pushoni para një dite të re plot angazhime.

Ata lexojnë

Njerëzit e lumtur lexojnë. Nuk po flasim për leximin e lajmeve, revistave apo kontrollimit të rrjeteve sociale. Njerëzit e lumtur lexojnë libra, histori apo artikuj që frymëzojnë. Leximi i një libri frymëzues bën imagjinatën tuaj që të shohë anën pozitive të gjërave dhe i’u motivon që të keni jetën pozitive. Nëse ju bini në gjumë me mendime të mira, ju do të pushoni plotësisht dhe zgjoheni me dëshirën për të përmbushur qëllimet tuaja.

Ata planifikojnë

Duke ditur atë që ju do të bëni ditën tjetër ju relakson dhe ju bën të ndiheni të qetë dhe të lirë. Para gjumit, njerëzit e lumtur planifikojnë ditën e tyre të ardhshme në mënyrë që ata të zgjohen me vendosmëri dhe një pasqyrë të qartë të asaj që duhet të bëjnë.

Ata analizojnë

Benjamin Franklin, për shembull, mendonte se koha ishte burimi më i çmuar dhe duhet të shpenzohej drejtë. Në fund të çdo dite ai e kishte pyetur veten se çfarë gjëra të mira kishte bërë atë ditë dhe kishte analizuar çdo orë. Kjo e ka lënë të kuptojë se çfarë janë qëllimet që ai ka arritur dhe cilat janë gjërat që ai duhet të punojë. Përpiquni që të bëni të njejtën gjë për 5-10 minuta para gjumit.

Ata ndihen falenderues

Njerëzit e lumtur janë gjithmonë mirënjohës për gjërat që kanë dhe njerëzit që njohin. Ky ritual është i rekomanduar të bëhet para se të bini në gjumë. Mbyllni sytë dhe  mendoni për gjërat që ju jeni mirënjohës për këtë ditë. Mirënjohja është një emocion pozitiv që ju motivon. Bini në gjumë me mendime të mira dhe  ju do të zgjoheni me të njëjtën gjë.

Ata relaksohen

Njerëz të ndryshëm kanë mënyra të ndryshme për t’u çlodhur. Disa njerëz bëjnë një dush të gjatë me flluska, disa gëzojnë konsumimin e një filxhani  çaj, disa njerëz kalojnë kohë me hobitë e tyre si vizatimi apo leximi, etj.
Mendoni se çfarë ju bën të qetë dhe të relaksuar dhe përpiquni ta bëni atë para se të shkoni në shtrat.

Ata rrijnë larg teknologjisë

Ne kontrollojmë postën tonë, shikojnë lajmet e fundit, ne kontrollojmë nëse miqtë tanë kanë postuar diçka në Instagram dhe krejt këto gjëra pengojnë gjumin tonë. Për të pasur një gjumë të mirë dhe të rehatshëm, rrini larg teknologjisë.

lajme të ngjashme