Ndalohet konsumimi i alkoolit në finalen e “Eurovisionit” NULL NULL 22.05.2021 20:18 22.05.2021 20:18 Organizatorët e festivalit të këngës “Eurovision” e kanë ndaluar konsumimin e alkoolit në finalen e sotme në Rotterdam të Holandës. Ky vendim u bë për ta siguruar distancimin social, pasi njëri nga anëtarët e përfaqësuesve të Islandës ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Sipas raporteve, organizatorët menduan se lejimi i pirjes do të rrezikonte përhapjen e virusit dhe mund të ndikonte në masat e rrepta të distancës sociale që janë në vend. Ndërsa shumë artistë janë absolutisht të zemëruar nga ky vendim,sepse nuk besojnë se incidenti i virusit në ekipin Islandez kishte ndonjë lidhje me alkoolin që konsumohej, shkruan DailyMail, transmeton Klan Kosova.