Mustafa: Në Bruksel për zhbërjen e strukturave paralele NULL NULL 13.10.2015 18:41 13.10.2015 18:41 Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në Bruksel, me homologun e tij serb, Aleksanadar Vuçiq, do të bisedojë për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani. Ai poashtu ka thënë që do të insistojë në zhbërjen e struktuarave paralele në tërë Kosovën dhe se do të aplikohet edhe reciprociteti në raportet me Serbinë nëse lind nevoja për këtë gjë. “Të dashur miq, Kohë më përpara, unë si Kryeministër kam marrë një ftesë nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, zonja Federica Mogherini për një darkë të përbashkët pune, të martën, më 13 tetor 2015 në Bruksel, me kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ne shkojmë të ftuar dhe në shtëpinë e mikut, ne ulemi me të ftuarit tjerë. Zonja Mogherini ka luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e deritashëm të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ajo, institucionet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë garantë të këtij procesi. Ne kemi mbështetjen e tyre të plotë që secila marrëveshje që arrihet të jetë në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Gjatë kësaj darke pune, ne do të mund të bisedojmë për ecurinë e deritanishme të bisedimeve dhe lidhur me zbatimin e tyre në praktikë. Kosova është e barabartë në këtë proces dhe ne do të insistojmë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve. Ne kemi dorëzuar në Bashkimin Evropian një raport lidhur me zbatueshmërinë e marrëveshjeve dhe presim nga Bashkimi Evropian të na mbështesë për krijimin e parakushteve për zbatimin e marrëveshjeve, ashtu siç janë nënshkruar. Ne do të insistojmë në zhbërjen e strukturave paralele të Serbisë në tërë Kosovën. Ne do të këmbëngulim që Serbia të zbatojë marrëveshjet ashtu siç janë dhe do të jemi të vendosur të aplikojmë reciprocitetin nëse paraqitet nevoja. Me procesin e bisedimeve në Bruksel, Kosova synon të përmbyllë problemet me të cilat përballet që prej përfundimit të luftës dhe të hapë perspektivën e saj zhvillimore dhe integruese. I.M” *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025