Bieber-in nuk e pranojnë në Lindjen e Mesme NULL NULL 13.10.2015 17:20 13.10.2015 17:20 Albumi më ri i Justin Bieber po ballafaqohet me telashe në Lindjen e Mesme, pasi është refuzuar me arsyetimin se është shumë provokativ, transmeton Klan Kosova. Burimet e afërta me këtë situatë kanë deklaruar se “Purpose” i Bieber po bllokohet në disa vende të Lindjes së Mesme, ashtu si edhe në Indonezi – që dominohen nga regjionet muslimane. Raportohet se çështja problematike është e dyfishtë: Lakuriqësia e Justin dhe tatuazhi me kryq në gjoksin e tij. Tani ekipi i tij po mundohen që ta bëjnë një fotografi tjetër për albumin e tij vetëm për këto vende. Mbetet të shihet se si do të duket ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.