Conor McGregor bëhet baba për herë të tretë NULL NULL 17.05.2021 23:44 17.05.2021 23:44 Boksieri i UFC, Conor McGregor, përmes një fotoje të postuar në Instagram, ka dhënë lajmin se ai dhe partnerja e tij Dee Devlin, janë bërë prindër për herë të tretë. Në fotografinë e postuar në të cilën shihet duke mbajtur djalin e tij të porsalindur, irlandezi 32-vjeçar tregoi se djali i tij vogël quhet Rian, shkruan Mirror, transmeton KlanKosova.tv. McGregor e shoqëroi foton me mbishkrimin: “Klani McGregor tani është një familje me 5 veta”. Afro 40 milionë ndjekës e uruan luftëtarin e UFC dhe të fejuarën e tij, për lindjen e djalit.