Mbi 664 mijë të vaksinuar në Shqipëri, mbi 212 mijë me dozën e dytë NULL NULL 16.05.2021 15:10 16.05.2021 15:10 Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Orgeta Manastirliu, ka bërë të ditur se atje deri më tani janë vaksinuar 664 mijë e 452 qytetarë, ku prej tyre 212 mijë e 418 janë vaksinuar me dozën e dytë. “Mirënjohje për punën e palodhur çdo ditë, vaksinatoreve tona në çdo cep të vendit, që po çojnë përpara një proces vaksinimi shembullor, për mbrojtjen e jetës e shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar Manastirliu në llogarinë e saj në Facebook, transmeton KlanKosova.tv.