Lajçak takon kryediplomatin grek, në fokus dialogu Kosovë-Serbi (FOTO) NULL NULL 14.05.2021 08:47 14.05.2021 08:47 Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka zhvilluar një takim me kryediplomatin grek, Nikos Dendias. Siç bën të ditur ministri grek në rrjetet sociale në focus të takimit ishte dialogu i Brukselit, njofton Klankosova.tv. “Në një takim me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak u fokusuam në dialogun e Beograd-Prishtinë të ndërmjetësuar nga BE-ja, si dhe gatishmërinë e Greqisë për të ndihmuar përpjekjet e BE-së”, shkruan ai në Twitter. Greqia është një prej pesë vendeve të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur Kosovën, por ky shtet ka zyrën ndërlidhëse në Prishtinë. Përpos Greqisë, pavarësinë e Kosovës nuk e kanë njohur as anëtaret e BE-së: Sllovakia, Qipro, Rumania dhe Spanja. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 9 orë më parë