Ariu kokëfortë mezi u bind të zbresë nga shtylla elektrike NULL NULL 13.05.2021 11:17 13.05.2021 11:17 Banorët e një qyteti kufitar të Arizonës u befasuan nga vizita e befasishme e një ariu. Departamenti i Lojërave dhe Peshqve në Arizona (Game&Fish) thanë se ariu u shfaq në qendër të qytetit Douglas. Kafsha u ngjit në dy shtylla elektrike dhe madje dikur edhe u ul në tela. Organet e rendit dolën në vendngjarje, e mbyllën rrugën dhe u përpoqën ta bënin ariun që të largohej. Autoritetet thanë se ai dikur u bind dhe zbriti poshtë, duke i dhuruar “performancë shikuesve” që ishin mbledhur aty. Asnjë lëndim nuk u raportua. Nga Game & Fish thonë se kjo është koha e vitit ku njerëzit në zonë duhet të kenë kujdes nga arinjtë.