Recetë e lehtë dhe e shpejtë me hurma për Bajram (VIDEO) NULL NULL 10.05.2021 14:17 10.05.2021 14:17 Festa e Bajramit karakterizohet me përgatitjen e recetave të ndryshme ushqimore. Receta me hurma është një recetë e shpejtë e cila mund t’ua bëjë më të lehtë përgatitjen për festën e Bajramit. Me 1 litër qumësht, hurma, fëstëk, bajame, rrush të thatë e pasta me emrin ‘vermiçeli’ mund të përgatisni një pjatë shumë të shijshme, transmeton Klan Kosova. Në fund, për t’u dukur edhe bukur mund t’i hidhni edhe sipër arra dhe hurma të grimcuara. Video më poshtë ua mundëson ta shihni në detaje procesin e përgatitjes së kësaj recete.