Haziri pas varrimit të tre anëtarëve të familjes Haliti: Na mbeti peng e vërteta e shuarjes së tyre NULL NULL 10.05.2021 00:18 10.05.2021 00:18 Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka shprehur ngushëllime për familjen Haliti për humbjen e tre anëtarëve që vdiqën në Gjirin e Lalëzit ku dyshohet se u helmuan me ushqim. Ai në një postim në Facebook ka shkruar se shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dalë me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e rastit. “Gjilani, Kosova e Shqipëria u tronditën nga tragjedia që ndodhi në Durrës, përkatësisht në Gjirin e Lalëzit, ku tre bashkëqytetarët tanë, Elfete, Afrim e Ferdinaze Haliti, ndërruan jetë papritur. Sot ia dhamë lamtumirën e fundit në Gjilan dhe na mbeti peng e vërteta e shuarjes së tyre. Shteti shqiptar e ka për obligim që sa më parë të dal me rezultatin përfundimtar të hetimit për zbardhjen e të vërtetës. Për shpirtrat e Elfetes, Afrimit e Ferdinazes, për familjen Haliti, për Gjilanin, për Kosovën, për Shqipërinë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Haliti për këtë humbje të madhe. Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, ka shkruar Haziri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 15 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 20 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 23 orë më parë