Prishtina në epërsi kundër Feronikelit NULL NULL 09.05.2021 16:48 09.05.2021 16:48 Prishtina ka arritur që të kalojë në epërsi përballë Feronikelit për herë të dytë. Golin e dytë për Prishtinën e ka shënuar Endrit Krasniqi në minutën e 69 të takimit që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, njofton klankosova.tv. Me rezultatin e tanishëm në ndeshjet që janë duke u zhvilluar në Superligën e Kosovës në futboll, Prishtina është pesë pikë larg vendit të dytë, që e mbanë Drita dhe që është duke barazuar 1-1 përballë Ballkanit.