Rinis vaksinimi i mjekëve, Varhelyi monitoron procesin (VIDEO) NULL NULL nga Rilind Matoshi 05.05.2021 20:36 nga Rilind Matoshi 05.05.2021 20:36 Një numër i madh i personelit shëndetësor u panë sot tek salla “1 Tetori” në Prishtinë. Radhët e gjata u krijuan për të marr vaksinën Pfizer, pasi të martën arritën 4 mijë e 680 doza si donacion nga Bashkimi Evropian, njofton Klan Kosova Që të shohë gjithë këtë proces të mërkurën në sallën “1 Tetori” erdhi në vizitë Komisionari i Lartë i BE-së, Oliver Varhelyi bashkë me Kryeministrin e vendit Albin Kurti dhe ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia. Varhelyi premtoi se Kosova do të marrë edhe një kontigjen tjetër prej 100 mijë vaksina Pfizer.