Lajçak kundërshton fuqishëm ndryshimin e kufijve: Provokohet luftë NULL NULL 04.05.2021 15:25 04.05.2021 15:25 Miroslav Lajčák, Slovak Minister for Foreign Affairs Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është shprehur fuqishëm kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan. Ai tha se kjo mund të provokojë luftë në rajon, njofton Klan Kosova. “Thellësisht nuk pajtohem me këtë ndryshim kufijsh. E konsideroj ekstremisht të rrezikshme dhe mendoj që kjo ide provokon luftë. Nëse e implemetojmë këtë ide do të plotësojmë ëndrrat e Millosheviqit dhe Tuxhmanit dhe kjo nuk është kjo duam të bëjmë. E refuzojmë fuqishëm dhe qartë këtë”. Ndërkaq, për publikimin e “non-papers”, Lajçak tha se nuk mund të spekulojë se kush qëndron prapa tyre, por se është kundër ideve të prezantuara në to. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025