Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

UNICEF i bën thirrje botës që të dërgojnë ndihma në Indi

NULL NULL
03.05.2021 22:37

UNICEF ka dërguar furnizime në Indi por ato nuk janë të mjaftueshme, tha Drejtoresha Ekzekutive, Henrietta Fore.

“Ne po i bëjmë thirrje botës për të na ndihmuar”, tha ajo, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova

“Dhe pastaj, për shkak se India është një komponent kaq i madh i prodhimit të vaksinave në zinxhirin e furnizimit në botë, ne duhet ta rimarrim Indinë në biznesin e bërjes së vaksinave për botën”.

Fore u bëri thirrje vendeve të heqin kufizimet e importit dhe eksportit në lidhje me vaksinat, të mbështesin aftësinë për të prodhuar vaksina në vende të tjera dhe të marrin në konsideratë licencimin e disa teknologjive të prodhimit.

India aktualisht po përballet me një rritje ekstreme të rasteve të reja me COVID-19 teksa po përballet edhe me mungesat e furnizimeve themelore mjekësore si oksigjeni dhe ventilatorët.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

lajme të ngjashme