Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trepça kërkon ta ruajë pozitën e saj në Superligë në duelin ndaj Istogut, ndeshja transmetohet në Artmotion!

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 29.04.2021 13:30
Basketboll: Play Out Superliga (Ndeshja 2) Trepça – Istogu

Pas ndeshjes së parë të luajtur të hënën në palestrën “Adem Jashari”, tashmë seria e playoutit zhvendoset në “Minatori” aty ku skuadra e Trepçës kërkon edhe fitoren e radhës dhe zyrtarizimin si skuadër e elitës së basketbollit edhe për edicionin e ardhshëm.

Përndryshe, ky duel mes tyre transmetohet drejtpërdrejt në Art Sport 1 të enjtën me fillim nga ora 17:00.

Duelin e parë mes këtyre dy skuadrave e fituan mitrovicasit me rezultatin 99-70 andaj në këtë ndeshje të dytë skuadrës së Istogut që përfundoi humbëse edhe në finalen e Ligës së Parë do t’i duhet një mrekulli dhe një fitore prej +30 për tu inkuadruar në Superligë.

Nga dueli i parë kemi vërejtur që lojtarët e huaj të Trepçës kanë qenë shumë të papërballueshëm për Istogasit, kjo pasi Butorac shënoi 42 pikë nga të cilat 8 treshe kurse Toutzaiarkis luajti me double-double prej 19 pikë dhe 18 kërcime. Për ta parë se a do të dominojnë përsëri Trepça apo këtë herë Istogu do të bëjë mrekullinë mjafton që të enjtën me fillim nga ora 17:00 të ndiçni kanalin Art Sport 1.

Trepça, 5-shja e mundshme startuese:

Zekiqi, Koshi, Hajrizi, Selmani, Toutzaiarkis

Istogu, 5-shja e mundshme startuese:

Juniku, Skrelja, Llapi, Pepaj, Shabani

lajme të ngjashme