Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ylli barazon serinë ndaj Rahovecit

NULL NULL
27.04.2021 19:30

Lojën e dytë të gjysmëfinales në kuadër të Superligës së Kosovës në basketboll e ka fituar Ylli me rezultat 62-70.

Ylli pati katër lojtarë me pikë dyshifrore që e ndihmuan të arrijë fitore – Elyjah Clark me 18 pikë, Erjon Kastrati me 13 pikë e 4 asistime, Valon Bunjaku me 11 pikë, 5 kërcime e 5 asistime dhe Demetris Morant me 11 pikë e 9 kërcime, njofton Klan Kosova.

Ndërsa te Rahoveci më të dalluarit ishin Ed Daniel me 19 pikë e 14 kërcime dhe Darrel Davis me 14 pikë e 6 kërcime.

Për të kaluar në finale, skuadrave iu duhet të shënojnë tre fitore në gjysmëfinale.

lajme të ngjashme