Tom Doshi jep dorëheqjen e parevokueshme NULL NULL 26.04.2021 07:28 26.04.2021 07:28 Deputeti dhe kryetari i PSD Tom Doshi ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga mandati i tij i deputetit. Përmes një letre, Doshi ka vënë në dijeni KQZ-në dhe ka kërkuar zëvendësimin e tij në listat e kandidatëve. Partia e drejtuar prej tij, PSD deri më tani ka marrë 3 mandate deputeti në zgjedhjet e 25 Prillit. “Unë i nënshkruari Tom Doshi me vullnetin tim të lirë dhe të plotë deklaroj se në datën 26 Prill jap dorëheqjen nga mandati im si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Deklaroj se sot në datë 26 Prill jap gjithashtu dorëheqjen nga mandati im si deputet i fituar pas zgjedhjeve 2021 dhe jap dorëheqjen nga lista shumëemërore e kandidatëve për deputet të PSD për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Prill. I kërkoj KQZ të bëjë zëvendësimin tim si deputet sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Sa më sipër është në përputhje me vullnetin tim të lirë dhe të plotë dhe nuk kam sot në datë 26 Prill asnjë pretendim me vendimin e KQZ sipas të cilës mandati im i kalon kandidatit tjetër sipas parashikimeve të Kodit Zgjedhor. Kjo dorëheqje është e parevokueshme”, thuhet në letrën e Tom Doshit. /tvklan *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat javën e ardhshme deri në 37 gradë, apelohet për kujdes për fëmijë e të moshuar 15 minuta më parë
Lajme Pushuesi që dyshohet se humbi jetën në plazhin e Durrësit është rreth 50-vjeçar 30 minuta më parë