Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Maks Velo i dhuron vepra Galerisë

NULL NULL
11.10.2015 14:02

Artisti Maks Velo do t’i dhurojë të hënën 54 vepra nga koleksioni i tij Galerisë Kombëtare të Arteve. Ka qenë dëshira e Velos që të kontribuojë për pasurimin e fondit të këtij institucioni, duke dhënë një pjesë të veprave të realizuara prej tij ndër vite. Përzgjedhja e veprave është bërë nga studiues të galerisë. Më 10 shtator, Velo hapi në hapësirat e kësaj galeri ekspozitën “Retrospektivë” nën kurimin e Suzana Varvaricës. Një ekspozitë që e sillte artistin në të gjitha dimensionet e tij krijuese, duke u bërë dhe një nga eventet më të komentuara në media.

Veprat e ekspozuara në këtë ekspozitë demonstrojnë në mënyrë të qartë trysnitë e kohëve mbi artistin duke zbuluar jetën artistike dhe mbijetesën e tij njerëzore që nga vitet 1960 e deri në ditët tona. Procesi i njohjes e veçon artistin Maks Velo për vlerat e veçanta që mban krijimtaria e tij, për rrugën “rebele”, sesi ajo u zhvillua në kohët komuniste, për mbijetesën e artistit në mungesë të lirisë, për këmbënguljen e tij në debatin social, politik dhe ekonomik mbi cilësinë e jetës së individit dhe të shoqërisë shqiptare.

Në këtë atmosferë zhvillimesh të artit shqiptar, ekspozita retrospektivë e Maks Velos dhe albumi që shoqëron ekspozitën janë shenja vetjake e artistit në hapësirën e madhe të saj.

Gazeta shqip

lajme të ngjashme