Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes kompozitori Jim Steinman

NULL NULL
21.04.2021 08:08

Jim Steinman, kompozitori që qëndron pas hiteve si “Bat Out Of Hell” dhe “Total Eclipse Of The Heart”, ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare.

Vëllai i tij Bill i tha Associated Press se kompozitori dhe producenti ka vdekur nga dështimi i veshkave të hënën pasi ishte i sëmurë për disa kohë.

“Më ka marrë malli për të tashmë”, shtoi ai.

I njohur për prodhimet e tij bombastike, Steinman famën e tij më të madhe e arriti me yllin e rokut Meat Loaf.

Albumi i tyre i vitit 1977 Bat Out Of Hell – i cili përmbante hite si You Took The Words Right Out Of My Gouth dhe Two Out Of Three Ain’t Bad – është një nga albumet më të mëdhenj të të gjitha kohërave, me më shumë se 50 milionë kopje të shitura në botë, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme