Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Suharekë: Mjekët në specializim, fshatrat me infermierë (VIDEO)

NULL NULL
nga Arbreshë Uka 23.04.2021 21:36

47 mjekë të kujdesit primar në Komunën e Suharekës kanë fituar të drejtën për shkollim specialistik në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.

Kësisoj, disa prej tyre ka muaj që kanë nisur specializimet, teksa ambulantat e kësaj komune kanë mbetur pa mjek, njofton Klan Kosova

Ambulanta e Mjekësisë Familjare në Dobërdelan të Suharekës, që ka mbetur pa mjek që katër muaj.

Derisa banorët e këtushëm shtojnë se detryohen që shërbimet t’i marrin diku tjetër, teksa duan një zgjidhje për gjithë këtë.

Fatin e AMF-së së Dobërdelanit e kanë edhe pesë të tjera në këtë anë të Suharekës.

Mirëpo, për gjithë këtë situatë e para e shëndetësisë në këtë komunë, Besa Kuqi, një pjesë të fajit ia hedh edhe MSH-së si pasojë e mos koordinimit për planifikim të shkollimit specialisitik.

Ndërkaq, kreu i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu thekson se me specializimet është menaxhuar keq, që ka sjell këtë katrahurë në mjekësinë primare nëpër komuna.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.