Higuain lë futbollin NULL NULL 15.05.2015 09:47 15.05.2015 09:47 Gonzalo Higuain ka premtuar se nëse Napoli nuk kualifikohet në finale të Europa League, do ta braktisë futbollin, kjo sipas mbrojtësit Artem Fedetskiy. “Nëse Napoli nuk fiton, unë nuk do të luaj më futboll” ka thënë Higuain. Argjentinasi u mbrojt nga trajneri i tij, Rafael Benitez pas performancës së dobët që bëri në ndeshjen përball Dnipro, ku Napoli u mposht 1:0. Kurse për atë se çfarë ka deklaruar Higuain mbrëmë, pritet të shihet se çfarë do të ndodh. “Pres se çfarë do të ndodh sot, pasi çdokush duhet të mbajë përgjegjësi për atë që thotë. Ndoshta ai nuk beson ende se e merituam të shkonim tutje” ka thënë Fedetskiy. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.