Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

KMDLNj shqetësohet për të burgosurit kosovarë

NULL NULL
15.05.2015 09:39
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka shprehur shqetësimin e saj për sjelljen e autoriteteve maqedonase për trajtimin e të arrestuarve në Kumanovë si dhe gjatë mbajtjes së tyre në objektin e paraburgimit në Shutkë.

KMDLNj bën të ditur se përmes kontaktit me aktivistë për të drejtat e njeriut në Maqedoni ka shprehur gatishmëri t’i vizitojë të paraburgosurit së bashku me ta, por është informuar se kjo është e pamundur dhe se deri më tani nuk i është lejuar as aktivistëve për të drejtat e njeriut të Maqedonisë t’i vizitojnë të paraburgosurit kosovarë.

“KMDLNj ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë për Punë të Brendshme të Kosovës për vizitë Qendrave të Ndalimit ndërsa me Ministrinë e Drejtësisë për vizitë Qendrave të Paraburgimit dhe Qendrave Korrektuese. Mandati i vizitave për personat e arrestuar vlen vetëm brenda territorit të Kosovës ndërsa për vizita personave të arrestuar në shtetet tjera KMDLNj nuk ka mandat e as leje.”, thuhet në komunikatë.

KMDLNj shpreh gatishmëri t’i vizitojë të arrestuarit kosovarë në Maqedoni nëse ministria e Drejtësisë e Kosovës arrin marrëveshje me atë të Drejtësisë së Maqedonisë për lejimin e vizitave të tilla.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.