Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shefqet Krasniqi: Dobitë shëndetësore nga agjërimi i Ramazanit nuk kanë fund (VIDEO)

NULL NULL
11.04.2021 21:42

Ish imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit ka folur rreth dobitë e agjërimit.

Krasniqi në N’drrimin e Natës në Klan Kosova foli edhe për dobitë shëndetësore që vijnë nga agjërimi.

“Ramazani është sprovë e madhe, pa ujë një njeri nuk mund të qëndrojë më shumë se 7-8 ditë ndërsa pa ushqim mund të qëndrojë deri në një muaj madje edhe më shumë varësisht nga faktorët tjerë trupor ndërsa pa ajër mund të qëndrojë 1-2 minuta. Por interesi i agjërimit i kthehet besimtarit pasi Zoti nuk ka dobi nga agjërimi ose mos-agjërimi i një personi por agjërimi i kthehet besimtarit si nga ana shpirtërore ashtu edhe nga ana shëndetësore”, tha Krasniqi.

Krasniqi tha se sikur njerëzit të dinin vlerën dhe rëndësinë e agjërimit do ta prisnin dhe përcjellnin me lot.

“Allahu i madhëruar nuk do me na rëndu por don me na sprovu, don me na ngrit lartë. Sikur ta dinin njerëzit çfarë vlere ka agjërimi pasha t’madhin Zot do e kishin prit me lot gëzimi dhe do e kishin përcjellë me lot të mërzisë që po shkon”.

“Sikur ta kishin dit njerëzit çfarë shpërblimi ka prej agjërimit, sa dush para me i dhanë, veç mate sa ki peshë qaq pare po t’i mati ndaq florinj, nuk e prish një ditë. Për atë Pejgamberi ka thënë agjëruesi ka dy gëzime. Kur bën iftar e ka gëzimin: O Zot, qelën sytë, gëzohet që e qoj edhe një ditë në vend për hatër të Zotit dhe gëzimin e dytë e ka kur del para Zotit në ditën e kiametit”, tha Krasniqi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.